spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:04
HomeSiguriaPoliciaPolicia kryen bastisje në Prishtinë e Fushë-Kosovë, konfiskohen armë e para

Policia kryen bastisje në Prishtinë e Fushë-Kosovë, konfiskohen armë e para

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, ka zhvilluar një operacion në tri lokacione në kryeqytet dhe Fushë-Kosovë, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, para dhe pajisje të ndryshme.

Në raportin 24-orësh, thuhet se gjatë bastisjeve janë konfiskuar një armë zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, 58 fishekë, katër telefona, pajisje DVR, 3920 euro para të gatshme, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një llap top, dy kartela bankare, një maskë dhe një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit.

- Advertisement -

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar, shtetas kosovarë/shqiptarë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Gjatë zhvillimit të një operacioni, në koordinim me prokurorinë, janë bastisur tri lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: një arme zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, katër telefona, 58 fishekë, paisje DVR, 3920 euro, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një llap top, dy kartela bankare, një maskë, një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat