Një grup prej katër personash para disa dite dyshohet se kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut.
Lidhur me këto arrestime, sot në veri kanë protestuar një grup i serbëve.
Shefi i operativës rajonale për Mitrovicën Veriore, Petrit Fejza tha se protesta e sotme në veri ka përfunduar pa incidente.
Ai ka hedhur poshtë pretendimet e protestuesve serb se të rinjtë që janë arrestuar para dy ditëve, u keqtrajtuan.
“Pas arrestimit janë intervistuar e më pas janë liruar. Kamera ka në çdo vend, nuk ka ndodhur asgjë e tillë. Ata nuk janë keqtrajtuar”, deklaroi ai.



