spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:17
HomeSiguriaPoliciaPolicia ndalon pesë persona në Prizren për gjueti të paligjshme

Policia ndalon pesë persona në Prizren për gjueti të paligjshme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia ka njoftuar se janë sekuestruar 7 armë në Prizren tek personat që dyshohet se kanë kryer veprën penale “Gjueti e kundërligjshme”.

Tre prej armëve kanë qenë pa leje.

- Advertisement -

Policia ka sekuestruar edhe 4 radiomarrës dhe municion.

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve  dhe  janë hapet rastet për veprën penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje , kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Gjueti e kundërligjshme dhe armë mbajtje pa leje, sekuestrohen 7 armë në Prizren

Prizren, 17 Nëntor 2024

Në Kosovë është hap sezoni i gjuetisë por gjuetia është e lejuar vetëm me kushte të caktuara dhe në vende që janë të licencuar nga ministria përkatëse, në zonë e Prizrenit nuk ka ndonjë zonë ku është e lejuar gjuetie.

Për ndryshe shumë të pasionuar pas gjuetisë nuk po i përfillin rregullat dhe ligjet në fuqi .

Lidhur me këtë me datën 17.11.2024, në orët e hershme të mëngjesit, Stacioni Policor Prizren veri ka zbatuar një plan operative me qëllim të parandalimit të veprave të tillë . Gjatë zbatimit të planit operativë hetuesit dhe policët e patrullës të Stacionit Policor Prizren Veri kanë arritur i ti ndalojnë  5 persona dhe janë sekuestruar 7 (shtatë) armë 3 (tre) nga ato pa leje adekuate nga organet përgjegjëse, gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 (katër) radio marrës dhe municioni përkatës.

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve  dhe  janë hapet rastet për veprën penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje , kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat