spot_img
E mërkurë, 22 Tetor, 2025
15:19
HomeSiguriaPoliciaPolicia njofton për katër raste të dhunës në familje

Policia njofton për katër raste të dhunës në familje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Si pasojë e këtyre rasteve, viktimat janë tri femra, dhe një burrë.

- Advertisement -

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe Pejë.

Raporti:

- Advertisement -

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 19.10.2025 – 00:00. Raportohet se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë  21.10.2025 – 15:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e dhunës, tretman mjekësor kanë pranuar viktima dhe i dyshuari. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 21.10.2025 – 12:00. Raportohet se viktima  mashkull kosovar,  është kanosur nga djali i tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 21.10.2025 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat