Një numër policësh po e ruajnë të dyshuarin e vrasjes së djeshme të vëllezërve në Gollubovc të Malishevës, Astrit Isufi, në QKUK ku po trajtohet pas plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.
Ndryshe, raportohet se Isufi ndodhet në gjendje stabile. Lajmin e ka konfirmuar për media drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
Ai tha se i plagosuri është sjellë për trajtim nga policia dhe se ndaj tij do të kryhen të gjitha ekzaminimet mjekësore, para se të transferohet në Klinikën Abdominale.
“I plagosuri është sjellë për trajtim nga policia, gjendja e tij është stabile. Do bëhen të gjitha ekzaminimet dhe do transferohet në Klinikën Abdominale”, tha Syla.



