Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë zjarri në Prishtinë.
Po ashtu, policia ka njoftuar se ndaj të dyshuarit është hapur rast për veprën ‘‘Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve’’.

Njoftimi i plotë:
Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë
Hetuesit nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, dje kanë kryer një bastisje në një shtëpi në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë ,ku kanë gjetur dhe sekuestruar:
-dy armë zjarri
Ndaj personit të dyshuar, B.S. mashkull, nga hetuesit policor janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe në stacionin Qendra, është hapur rast për veprën:
– Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.



