spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
07:30
HomeSiguriaPoliciaPolicia shkatërron rrjetin e shpërndarjes së drogës në Prishtinë

Policia shkatërron rrjetin e shpërndarjes së drogës në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njësia e antidrogës e Policisë së Kosovës, në regjionin e Prishtinës, ka realizuar me sukses një operacion në lagjen “Muhaxherët”, me ç’rast janë ndaluar dy persona dhe një veturë.

“Gjatë kontrollit, tek i dyshuari A.B janë gjetur dhe konfiskuar 117.8 gram marihuan në një paketim të vetëm dhe 24 paketime të vogla me 26 gram marihuan të gatshme për shitje. Në veturën e personit të dytë, Sh.I, është gjetur një paketim i vogël me 1 gram marihuan. Pas urdhrit të prokurorit kujdestar, është kryer kontroll edhe në banesën dhe bodrumin e të dyshuarit A.B, ku në bodrum janë gjetur edhe 79.7 gram marihuan të ndarë në paketime për shitje, një peshore digjitale, dy paketime me foli dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -

Tutje, theksohet se të gjitha provat materiale janë konfiskuar nga Njësia e Forenzikës Rajonale – Prishtinë.

I dyshuari A.B është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa personi Sh.I është intervistuar si dëshmitar.

- Advertisement -

Policia e Kosovës rikujton se mbetet e përkushtuar në luftën kundër drogave dhe krimit të organizuar, duke ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar dhe ndëshkuar veprimtaritë ilegale, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të gjithë personat e përfshirë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat