spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:30
HomeSiguriaPoliciaPolicia vazhdon publikimin e fotografive të dyshuarve, kërkon ndihmë nga qytetarët

Policia vazhdon publikimin e fotografive të dyshuarve, kërkon ndihmë nga qytetarët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët, në përpjekje për të identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast të “Shpërdorimit të pasurisë së huaj”.

Sipas Policisë së Kosovës, personi që shfaqet në fotografinë e siguruar nga autoritetet është e dyshuar për përfshirje në këtë vepër penale dhe identifikimi i saj është i rëndësishëm për vazhdimin e hetimeve.

- Advertisement -

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë informacione që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarës, të kontaktojnë menjëherë autoritetet përmes numrit të urgjencës 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.

Vegëza me fotografinë e të dyshuares: https://www.facebook.com/share/p/17RFMrdPwW/

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat