Policia spanjolle ka thënë se të gjitha provat e mbledhura sugjerojnë se futbollisti portugez Diogo Jota që po drejtonte makinën, dyshohet se makina e tij kishte një shpërthim të gomës.
Në momentin e aksidentit, Diogo së bashku me vëllain Andre Silva ishin duke kaluar në provincën veriperëndimore të Zamorës
Forca policore Guardia Civile e Spanjës tha se në atë kohë makina me sa duket po parakalonte në autostradën A52 pranë Palacios de Sanabria kur doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.
“Gjithçka tregon gjithashtu një shpejtësi të mundshme të tepërt përtej limitit të shpejtësisë së rrugës [autostradës]”, tha policia lokale e trafikut të Zamorës.
Shenjat e gomave u analizuan në një farë largësie nga vendi ku shpërtheu goma e Lamborghinit.
Policia tha se kishte studiuar shenjat e lëna nga një prej gomave të Lamborghini-t dhe se “të gjitha testet e kryera deri më tani tregojnë se shoferi i automjetit të aksidentuar ishte Diogo Jota”.
Raporti i ekspertit po përgatitet për gjykatat mbi aksidentin dhe hetimi i tyre kuptohet se është bërë më kompleks nga intensiteti i zjarrit që shkatërroi pothuajse plotësisht makinën.
Gjurmët e gomave thuhet se ishin të dukshme rreth 100 metra nga momenti i përplasjes.
Edhe pse kishte pasur sugjerime se asfalti në rrugën në vendin ku ndodhi aksidenti ishte i pabarabartë, policia u tha mediave spanjolle se nuk ishte një “pikë e zezë” aksidenti dhe rruga duhej të ishte e kalueshme përtej limitit të shpejtësisë prej 120 km/orë.