spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
15:02
HomeSportPortieri i kombëtares kthehet aty ku e nisi karrierën

Portieri i kombëtares kthehet aty ku e nisi karrierën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Etrit Berisha është lojtari më i ri i ekipit Haken në Suedi.

Zgjedhja ka befasuar shumë fansa, por duket se 36-vjeçari nuk mundi të gjente një ekip që nga vera e kaluar.

- Advertisement -

Pas 16 vitesh, Berisha vesh sërish fanellën e një klubi suedez. Më parë e bënte me ekipin kundërshtar Kalmar.

Gardiani shqiptar luajti vetëm në Itali pas largimit nga Kalmar. Ky rikthim i bujshëm vjen për të luajtur në elitë ku kampionati sapo ka nisur.

- Advertisement -

Nga dy ndeshjet e para të luajtura, Haken grumbullon 3 pikë.

Portierët e tjerë të ekipit, me të cilët Berisha do të ketë konkurrencë, janë po ashtu me eksperiencë.

Bëhet fjalë për Linde(31 vjeç), Abrahamson(36 vjeç) dhe Janson(34 vjeç).

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat