Gjatë dy ditëve të fundit në kryeqytet e rrethinë janë duke u aplikuar reduktime të energjisë në emër të ndërhyrjeve në rrjet.
Siç edhe ka raportuar më herët Storm, reduktimet kanë qenë për orë të gjata.
E këtë të diele, sipas raporteve të ardhura nga lexuesit e Storm, ka edhe mungesë të ujit.
Të paktën kjo mungesë është në lagjen Lakrishtë.
Sipas lexuesve, ka rreth një orë që është ndalur furnizimi me ujë, e madje për një veprim të tillë kanë thënë të mos jenë lajmëruar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Një njoftim nuk gjendet as në faqen e internetit të kësaj kompanie e as në rrjetet e saja sociale.