spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
13:16
HomeBotaPos palestinezëve Izraeli po vret edhe anëtarët e organizatave humanitare

Pos palestinezëve Izraeli po vret edhe anëtarët e organizatave humanitare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ekip i shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës (PRCS) dhe stafi i agjencisë ndërkombëtare, kanë zbuluar trupat e udhëheqësit të misionit, Anëar Abdel Hamid al-Attar dhe të anëtarëve tjerë “të copëtuar”.

Ambulancat dhe makinat e zjarrit u gjetën të shkatërruara.

- Advertisement -

“Ekipet tona gjetën pajisje të grisura sigurie të veshura nga ekuipazhi në vendin e krimit. Kjo sugjeron që forcat okupuese izraelite shënjestruan drejtpërdrejt ekuipazhin gjatë inkursionit të tyre, më pas ndryshuan qëllimisht tiparet e zonës dhe fshehën trupat e disa civilëve duke përdorur buldozerë dhe makineri të rënda”, tha Gjysmëhëna e Kuqe në një deklaratë.

Trembëdhjetë mjekë të tjerë dhe punonjës të agjencisë së mbrojtjes civile mbeten të zhdukur.

- Advertisement -

“PRCS shpreh shqetësim të thellë për sigurinë e ekipeve të saj dhe i mban autoritetet okupuese izraelite plotësisht përgjegjëse për fatin e tyre”, tha Gjysmëhëna e Kuqe.

Në zhvillimet tjera, të paktën katër palestinezë janë vrarë dhe disa janë plagosur në një sulm ajror izraelit në një kamp me tenda në provincën Khan Younis.

Deri më tani raportohet se të paktën 921 palestinezë janë vrarë dhe 2,054 të tjerë janë plagosur në valën e fundit të sulmeve izraelite në të gjithë Gazën.

Numri i të vdekurve që nga 7 tetori 2023 është rritur në 50,277 të vrarë dhe 114,095 të plagosur.

Sipas përditësimit të fundit të ministrisë, 25 persona u vranë në 24 orët e fundit dhe 70 u dërguan në spital.

Programi Botëror i Ushqimit paralajmëroi se rezervat e ushqimit në Gaza do të zgjasin vetëm dy javë, duke vënë përsëri më shumë se dy milionë njerëz në rrezik nga uria.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat