spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
12:36
HomeKosovaPosta e Kosovës promovon emisionin filatelik “Fauna endemike”

Posta e Kosovës promovon emisionin filatelik “Fauna endemike”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë, më 28.09.2025, me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve, emeton emisionin e ri të pullave postare “Fauna endemike”.

Në njoftim thuhet se gjetja dhe përshkrimi i katër llojeve të reja të insekteve ujore endemike, për territorin e Kosovës përbën një arritje të veçantë në fushën e shkencave natyrore dhe të ruajtjes së biodiversitetit.

- Advertisement -

“Ky zbulim është rezultat i një pune të përkushtuar ekipore të studiuesve të entomologjisë, të cilët, përmes kombinimit të hulumtimeve në terren dhe analizave laboratorike, kanë arritur t’i identifikojnë këta organizma të rrallë dhe shumë të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Përveç vlerës së tyre shkencore, këto gjetje përfaqësojnë edhe një thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit mbi mbrojtjen e ekosistemeve të brishta ujore në Kosovë.

- Advertisement -

“Speciet e paraqitura në këtë emision janë:

Rhyacophilasiparantum – u zbulua në vitin 2021 në një përroskë në fshatin Bogë të Pejës. Ky lloj ka rol të rëndësishëm në pastrimin e ujërave, me ç’rast edhe përballet me rrezikun e zhdukjes, për shkak të degradimit të habitatit nga ndërtimet infrastrukturore. Emri lidhet me emërtimin e vjetër të Pejës.

Tinodes Lumëbardhi – u zbulua në një degë të Lumëbardhit të Deçanit në vitin 2025. Është gjetur me vetëm disa individë, pasojë e ndotjes së rëndë të lumit. Emri i tij lidhet drejtpërdrejt me lumin ku është identifikuar, duke theksuar rolin e tij ekologjik.

Drusus Dardanicus – është zbuluar në vitin 2015 në Bollosicë të Podujevës dhe më vonë në disa degë të lumit Llap. Ky lloj rrezikohet nga prerja e pyjeve dhe degradimi i zonave burimore. Emri vjen nga qyteti i lashtë “Municipium Dardanicum”, ndërsa funksioni i tij kryesor lidhet me mbajtjen e pastërtisë së burimeve ujore.

Potamophylax Kosovaensis – është zbuluar në zonën e Bajgorës në vitin 2025. Numri i ulët i tyre dëshmon për presionet e shumta ndaj mjedisit në atë zonë. Emri i tij i referohet Kosovës, duke e lidhur drejtpërdrejt me vendin ku është gjetur”.

Posta e Kosovës thekson se, përmes pullave postare, jo vetëm që promovon trashëgiminë natyrore të vendit, por edhe kontribuon në edukimin dhe informimin e publikut.

Posta fton koleksionistët, institucionet, bizneset dhe qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj iniciative duke pasuruar koleksionet e tyre me këtë emision unik filatelik, që reflekton identitetin natyror dhe shkencor të Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat