spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
14:34
HomeKosovaPRAPASKENAT E BORDIT TË PAQES / Osmani: Kurti i ikte para ceremonisë...

PRAPASKENAT E BORDIT TË PAQES / Osmani: Kurti i ikte para ceremonisë me Trump në Davos

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti ishin të dy në Davos të Zvicrës në janar, por as nuk komunikuan përpara se Kosova të bëhej zyrtarisht pjesë e Bordit të Paqes, nismës së presidentit amerikan Donald Trump për t’u dhënë fund konflikteve në botë.

Sipas asaj që shpjegoi Osmani në një intervistë mbrëmë, stafi i kryeministrit nuk i përgjigjej dhe tentatimi i saj për të komunikuar me Kurtin për këtë nuk u bë i mundur. Osmani tha se ftesa nga Shtëpia e Bardhë për pjesëmarrje i erdhi në 2:30 të natës dhe se fillimisht iu kishin sugjeruar amerikanëve që të shkonte Kurti meqë ishte në Davos. Por, kjo, sipas saj, kjo s’ishte pranuar pasi ftesa për Osmanin ishte personale.

- Advertisement -

“Shefja ime e stafit, qysh atë atë, ende pa arritur [në Davos] ka tentuar që të kontaktojë me stafin e kryeministrit. Nuk kemi marrë përgjigje atë natë sepse kishte shumë pak orë para takimit”, tha ajo në Syri TV.

Osmani tha se kishte tentuar që të komunikonte me Kurtin “së paku të nesërmen shumë herët në mëngjes”, para se të mbahej ceremonia pjesë e së cilës duhej të ishte edhe Kosova. Tha se iu komunikua se Kurti mund të fliste vetëm në 09:30 të mëngjesit, në kohën kur ajo veçse duhej të ishte në ceremoni.

- Advertisement -

“Ne ishim ftuar në ceremoninë e nënshkrimit që të ishim në qendërn ku mbahej ceremonia qysh në orën 09:00 të mëngjesit dhe ne kërkuam që së paku të nesërmen shumë herët në mëngjes, pra para se të shkoja atje, të komunikojmë me kryeministrin që ta njoftojmë për aq sa kishim informata, se të them sinqerisht, nuk kemi pasur informata përtej ftesës. Ftesa ka qenë publike. Thjesht na është thënë në orën 09:00 duhet të jeni në këtë adresë dhe pastaj ju japim detaje tjera. Nuk kemi marrë përgjigje atë natë. Të nesërmen na është komunikuar që kryeministri mundet vetëm në orën 09:30, por unë në orën 09:30 veçse isha në ceremoni”, tha Osmani.

Presidentja tha se pas ceremonisë së themelimit të Bordit të Paqes në Davos të Zvicrës, kishte arritur të komunikonte me kryeministrin.

“Pastaj kemi komunikuar disa herë pas asaj ceremonie. I kemi ndarë me stafin e tij materialet e nevojshme”, tha ajo.

Osmani tha se “është fat i keq që nuk është dërguar menjëherë për ratifikim [marrëveshja për anëtarësimin në Bordin e Paqes], por po merr shumë kohë”.

Para takimit inaugurues të Bordit të Paqes në Washington, ajo tha se i shkroi edhe vetë Kurtit për të diskutuar.

“I kam shkruar edhe unë pastaj kur ka pasur mundësi që të diskutojmë edhe para takimit në Washington”, tha Osmani, pa treguar nëse kishin komunikuar dhe se çfarë ishte thënë.

“I kemi ndarë të gjitha materialet me Qeverinë e Republikës së Kosovës, i kanë materialet, Kuvendi i ka materialet. Le t’i vlerësojnë. Secili do ta ketë mundësi që ta shprehë mendimin e vet. Në qoftë se dikush ka qëndrim kundër, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë vendi ku do të mund ta shprehin atë qëndrim”, tha ajo.

Që prej kur Kosova, e përfaqësuar nga Osmani, u bë pjesë e Bordit të Paqes, Kurti nuk e ka përmendur këtë nismë dhe as s’ka thënë nëse e mbështet atë nënshkrim të presidentes.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat