E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka theksuar se pjesëmarrja e gjerë nga të gjitha partitë e konsoliduara është thelbësore për të siguruar që çdo komunitet të ketë një zë në të ardhmen e Kosovës.
“Në diskutimin e saj me përfaqësuesit e Listës Serbe, ajo theksoi se pjesëmarrja e gjerë nga të gjitha partitë e konsoliduara është thelbësore për të siguruar që çdo komunitet të ketë një zë në të ardhmen e Kosovës. Prattipati gjithashtu nënvizoi rëndësinë që komuniteti serb i Kosovës dhe përfaqësuesit e tij të marrin pjesë plotësisht në punën e institucioneve të Kosovës. Vetëm përmes angazhimit aktiv mund të dëgjohen dhe të adresohen zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve”, ka njoftuar Ambasada e SHBA-së.



