E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me kryetarët e katër komunave veriore, që fituan në zgjedhjet e fundit lokale.
Ambasada amerikane thotë se Prattipati është takuar edhe me përfaqësues të shoqërisë civile atje.
“Ajo ka theksuar pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente dhe efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë të përkushtuara t’u shërbejnë të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Pas zgjedhjeve të 12 tetorit në krye të komunave në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, janë kthyer kandidatët e Listës Serbe.
Atje, pas dorëheqjes së kryetarëve serbë, me komunat udhëhoqën kryetarët shqiptarë që fituan në zgjedhjet e bojkotuara nga qytetarët serbë.
Transferimi i qetë i pushtetit në këto komuna ishte arsyeja që Kosovës iu hoqën masat e BE-së.



