spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
23:15
HomeKosovaPrattipati takohet me Muratin, diskutohet për prioritetet e ardhshme të investimeve të...

Prattipati takohet me Muratin, diskutohet për prioritetet e ardhshme të investimeve të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, është takuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Në njoftimin e ambasadës, bëhet e ditur se të dy kanë diskutuar prioritetet e ardhshme të investimeve të Kosovës dhe projektet madhore zhvillimore.

- Advertisement -

“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, u takua sot me ministrin e Financave, Hekuran Murati, për të diskutuar prioritetet e ardhshme të investimeve të Kosovës dhe projektet madhore zhvillimore. Ndërsa projektet e rëndësishme infrastrukturore po ecin përpara, ne mirëpresim zgjerimin e mundësive për kompanitë amerikane dhe angazhimin më të fuqishëm tregtar që promovon interesat e përbashkëta ekonomike’’, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndryshe, Prattipati, ka takuar edhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat