spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
20:19
HomeKosovaEpopeja e UÇK-së në Prekaz dhe mesazhi i qytetarëve për unitet

Epopeja e UÇK-së në Prekaz dhe mesazhi i qytetarëve për unitet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz është vizituar nga mijëra qytetarë, ish-luftëtarë dhe nxënës, të cilët bënë thirrje për unitet të plotë kombëtar.

Qytetari nga Klina, Esat Raci, e cilësoi Epopenë si momentin më të lavdishëm të historisë, duke paralajmëruar partitë politike që të mos tentojnë ta përvetësojnë familjen Jashari, pasi ajo i takon vetëm popullit.

- Advertisement -

Ish-komandanti i UÇK-së, Vesel Aruqaj, i njohur si “Rambo”, e krahasoi Prekazin me vendet më të shenjta në botë, duke porositur shqiptarët kudo që janë që të qëndrojnë të bashkuar sepse vetëm uniteti krijon fuqi.

Mësuesi Shaban Çufaj nga Prilepi i Deçanit, i shoqëruar nga nxënës të shumtë, shprehu shqetësimin për krizën politike në Prishtinë, duke theksuar se derisa bota përgatitet për sfida të mëdha, Kosova mbetet e bllokuar nga mosmarrëveshjet për postin e Presidentit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat