spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
12:44
HomeKosovaPrekazi sonte ndriçohet nga “Nata e Zjarreve”

Prekazi sonte ndriçohet nga “Nata e Zjarreve”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me manifestimin tradicional “Nata e Zjarreve” në Prekaz të Skenderajt dhe një program artistik, sonte përmbyllen aktivitetet e organizuara për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndezja e flakadanëve do të bëhet në shtatë rajonet e Kosovës, ndërkaq në orën 19:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj do të mbahet një program artistik. 28 vjet më parë më 5, 6 dhe 7 mars 1998, forcat serbe rrethuan kullën e Jasharëve.

- Advertisement -

Në përballje të pabarabartë, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, zgjodhën qëndresën deri në flijim, duke u bërë simbol i pathyeshmërisë dhe i vendosmërisë për çlirim.

Kjo është agjenda për ditën e tretë, 7 mars, të Epopesë së UÇK-së:

- Advertisement -

7 Mars

18:00 – Nata e Zjarreve në Prekaz;

18:15 – Ndezje e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës;

19:00 – Program artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Dje krerët e shtetit kanë bërë homazhe për 27-vjetorin e ngjarjes, flijimin e familjes Jashari, duke u përjetësuar në historinë shqiptare.

Përveç tyre, homazhe bënë qytetarë të shumtë, personalitete të tjera të ekzekutivit dhe të qeverisjes lokale.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat