spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
18:18
HomeKosovaZgjedhjet 2025Prelec: Numërimi i vonuar i votave nga KQZ është kolaps shtetëror

Prelec: Numërimi i vonuar i votave nga KQZ është kolaps shtetëror

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Marko Prelec, analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, tha se po mendonte se si në Gjermani numërimi i votave përfundoi disa orë pas votimit, ndërsa në Kosovë sot u bënë 15 ditë nga dita e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe ende nuk janë numëruar të gjitha votat.

Ai e quajti “kolaps i kapaciteteve shtetërore” këtë që po ndodh në Kosovë pas zgjedhjeve.

- Advertisement -

“Unë thjesht po e mendoja të njëjtën gjë. Çfarë kolapsi i kapaciteteve shtetërore në Kosovë. Shënim: Pothuajse 50 milionë njerëz votuan në Gjermani, më pak se një milion në Kosovë”, shkroi ai në “X”.

Prelec pyeti se si mund t’u besojnë njerëzit rezultateve pas një vonese kaq të gjatë për rezultatet.

- Advertisement -

“Pas një vonese të pashpjegueshme si kjo, si mund të presë qeveria që njerëzit t’u besojnë rezultateve? Të cilat – supozoj – me siguri do të jenë të sakta”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat