spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:40
HomeKosovaPresidencaPresidenca “grusht kokës ZRRE-së”: Kundërshtim i fuqishëm ndaj shtrenjtimit të rrymës

Presidenca “grusht kokës ZRRE-së”: Kundërshtim i fuqishëm ndaj shtrenjtimit të rrymës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenca e Republikës së Kosovës ka reaguar fuqishëm ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2025, duke e konsideruar këtë iniciativë si në kundërshtim me ligjin dhe thellësisht të padrejtë për qytetarët. Në një dokument të dërguar më 28 mars 2025 në ZRRE, Presidenca i cilëson këto plane si të papranueshme në një situatë të brishtë ekonomike dhe në kundërshtim me obligimin ligjor të ZRRE-së për të mbrojtur konsumatorin.

Sipas analizës së ofruar, një rritje prej 15% e tarifave, siç është propozuar, do të përkeqësonte ndjeshëm mirëqenien e qytetarëve dhe do të shtonte barrën në sektorin energjetik pa adresuar realisht problemet strukturore. “Vendimi për të rritur çmimin nuk është zgjidhje, por përkeqësim i krizës,” thuhet në dokumentin zyrtar, që mbështetet me argumente të forta, përfshirë statistika, ligje dhe rekomandime konkrete për alternativat e mundshme.

- Advertisement -

Presidenca kritikon mungesën e transparencës dhe justifikimeve të pamjaftueshme nga operatorët për humbjet në rrjet, të cilat, sipas të dhënave, pritet të arrijnë në 57% për vitin 2025 – një nivel i papranueshëm që në fakt duhet të përbëjë alarm për përmirësim menaxherial, jo për rritje çmimesh.

Dokumenti përfshin edhe masa të menjëhershme e afatgjata për të parandaluar krizën e paralajmëruar energjetike, duke përfshirë subvencione për qytetarët më të prekur, uljen ose heqjen e përkohshme të TVSH-së për energjinë, menaxhim më efikas të KEK-ut, dhe shtyrje të pagesave për familjet dhe bizneset në nevojë.

- Advertisement -

Ndër të tjera, Presidenca kërkon nga ZRRE të mos marrë asnjë vendim pa analizuar seriozisht opinionet e publikut dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e konsumatorit. Në thelb të gjithë reagimit është një thirrje e qartë: të mos kthehet kriza energjetike në krizë sociale.

Presidenca e Republikës së Kosovës kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të rrymës

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat