Presidenca ka dalë me një sqarim në lidhje me deklaratën e të parës së shtetit se Kosova ka shkatërruar 900 banda kriminale gjatë pesë viteve të fundit.
Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina ka sqaruar se përgjigja e presidentes nuk kishte të bënte me banda, por me rastet që kanë ndodhur në vendin tonë.
“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale. Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, deklaroi Kupina.



