spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
18:30
HomeKosovaPresidenca: Osmani po e pret Gjykatën Kushtetuese për ta nënshkruar dekretin për...

Presidenca: Osmani po e pret Gjykatën Kushtetuese për ta nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve të reja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është në pritje të Gjykatës Kushtetuese përpara se ta nënshkruajë dekretin për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, tha se ajo i ka njoftuar për këtë edhe partitë në takimin konsulaltiv, në të cilin nuk mori pjesë Lëvizja Vetëvendosje.

- Advertisement -

“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, tha Kupina.

Osmani të premten e nxori dekretin për ta shpërndarë Kuvendin pasi tha se institucioni legjislativ i vendit një ditë më parë nuk kishte arritur ta zgjidhte Presidentin e ri, sipas afatit kushtetues.

- Advertisement -

Dekretin, LVV-ja e çoi sot për shqyrtim në Kushtetuese. Në partinë e kryeministrit Albin Kurti thonë se Osmani mori një vendim që e shkel Kushtetutën e vendit. Në LVV thonë ndër tjerash edhe se dekreti i Osmanit “cenon stabilitetin shoqëror”.

Albulena Haxhiu nga kjo parti tha se ai vendim i Presidentes është “minim i punës së Kuvendit dhe minim i institucionit të Kuvendit”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat