spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:39
HomeBotaEvropaPresidencialet në Rumani, garë e ashpër mes kandidatit të qendrës së djathtë...

Presidencialet në Rumani, garë e ashpër mes kandidatit të qendrës së djathtë dhe të moderuarit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qendrat e votimit janë hapur për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Rumanisë – me pak diferencë midis kandidatit të qendrës Nicusor Dan dhe populistit George Simion.

Votimi filloi në orën 7 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 9 të mbrëmjes.

- Advertisement -

Zgjedhjet e fundit presidenciale të Rumanisë u anuluan gjashtë muaj më parë pasi gjykata më e lartë e vendit vendosi që kandidati kryesor, nacionalisti Calin Georgescu, duhet të skualifikohet për shkak të akuzave për ndërhyrje zgjedhore nga Rusia.

Simion, 38 vjeç, i tha Sky News se mbështet Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

- Advertisement -

Ai gjithashtu kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ka qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian.

Themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë Aleanca për Unitetin e Rumunëve (AUR) doli në vendin e parë në rundin e parë të zgjedhjeve në fillim të këtij muaji, duke marrë 40.96% të votave – pothuajse 20 pikë përpara Dan në vendin e dytë.

Dan – aktualisht kryebashkiak i Bukureshtit – po kandidon si i pavarur në zgjedhjet presidenciale.

Ai është zotuar të luftojë korrupsionin, është i vendosur pro BE-së dhe NATO-s dhe ka thënë se mbështetja e Rumanisë për Ukrainën është jetike për sigurinë e saj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat