spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:30
HomeSportPresidenti i Barcelonës shuan zërat për largimin e trajnerit

Presidenti i Barcelonës shuan zërat për largimin e trajnerit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta u shpreh se Hansi Flick nuk do largohet nga stoli i katalanasve.

“E di që Hansi Flick është shumë i lumtur dhe i emocionuar për rikthimin tonë në stadium. E kemi diskutuar me trajnerin. Ekipi po përmirësohet, është në një trajektore rritëse. Të dielën, të tre sulmuesit, Lamine, Ferran dhe Rashford shënuan, dhe jemi shumë të kënaqur me progresin. Kemi disa mungesa, të cilat nuk janë justifikim, por janë realitet. Këto mungesa na prishën planet, megjithëse tani lojtarët e lënduar po shërohen dhe po përparojmë pak nga pak”, tha Laporta.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat