Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mirëpritur në takim komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.
Begaj ka shprehur mirënjohjen e tij për rolin thelbësor që luan KFOR-i në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, si në gjithë rajonin.
Presidenti shqiptar, po ashtu, ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për misionin e KFOR-it.
“Mirëprita Komandantin e misionit të NATO-s, KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş. Shpreha mirënjohjen për rolin thelbësor që luan KFOR-i në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, duke ritheksuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë mision”, ka shkruar Begaj.



