spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:27
HomeKosovaPresidencaPresidentja e Zvicrës fton Osmanin për vizitë shtetërore më 21-22 maj

Presidentja e Zvicrës fton Osmanin për vizitë shtetërore më 21-22 maj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës, i kryesuar nga presidentja e Konfederatës, Karin Keller-Sutter, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, do të realizojnë një vizitë shtetërore në Konfederatën Helvetike më 21 dhe 22 maj.

Kjo vizitë shënon për herë të parë një vizitë shtetërore të një presidenti të Kosovës në Zvicër.

- Advertisement -

Vizitat shtetërore janë niveli më i lartë i vizitave, pra nivel më i lartë se vizitat zyrtare, dhe ndodhin shumë rrallë, prandaj edhe kjo shënon një moment historik në relacionet Kosovë-Zvicër.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, nën të ditur se Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore dhe nderime të larta ushtarake nga homologia e saj, Keller-Sutter, në sheshin qendror Bundesplatz në Bern, më 21 maj në prezencë edhe të qytetarëve të shumtë.

- Advertisement -

Në kuadër të agjendës zyrtare, e para e vendit do të mbajë takime me presidenten e Zvicrës dhe Këshillin Federal, si dhe do të mbajë fjalim në Parlamentin e Zvicrës. Poashtu, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

“Për nder të Presidentes Osmani dhe delegacionit nga Kosova, Presidentja Keller-Sutter do të organizojë banket shtetëror, duke nderuar kësisoj miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin në mes dy shteteve”, thuhet në përgjigjen e Kupinës për Klankosova.

Sakaq, në ditën e dytë të vizitës, Osmani dhe Keller-Sutter do ta vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës, si dhe një qendër të Universiteti Saint Gallen, e cila është e përkushtuar për zhvillimin e kulturës së të nxënit dhe të mësimdhënies,  fusha me rëndësi të veçantë për të ardhmen e të rinjve në Kosovë dhe Zvicër.

E në Gjenevë, Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare.

“Bashkatdhetarët tanë që jetojnë e kontribuojnë në Zvicër, janë bërë një urë e fuqishme lidhëse ndërmjet dy popujve dhe dy shteteve. Zvicra ishte një nga vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë ka qenë ndër mbështetëset më të mëdha të proceseve demokratike, shtetndërtuese dhe zhvillimore të vendit tonë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat