Së fundmi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në vizita zyrtare në Poloni dhe Gjermani, ku në këtë të fundit u nderua me çmimin “M100” për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike, lirisë dhe demokracisë. Por, ndërsa Presidentja grumbullon çmime jashtë vendit, çfarë po ndodh me Kosovën?
Në vendin e saj, situata duket ndryshe. Kosova po përballet me një realitet të hidhur: kryeministri Albin Kurti ka mbetur i izoluar në arenën ndërkombëtare. Ndërsa Osmani po pranon vlerësime nga organizata dhe vende që, në njëfarë mënyre, kanë distancuar Kurtin, pyetja e madhe mbetet: **Çfarë çmimi po paguan Kosova?**
Kosova nuk po merr asnjë çmim apo lavdërim ndërkombëtar; përkundrazi, së bashku me Kurtin, po paguan çmimin e izolimit dhe sanksioneve. Faji për këtë nuk bie vetëm mbi kryeministrin, por edhe mbi Presidenten Osmani, pasi ministrja e Jashtme e Kosovës është zgjedhje e saj. Kohët e fundit, zënkat mes tyre kanë filluar të dalin në pah, duke thelluar edhe më tej krizën diplomatike të vendit.
Osmani është gjithashtu përgjegjëse për mungesën e njohjeve të reja për Kosovën si shtet i pavarur. Kanë kaluar më shumë se tre vjet që kur koalicioni Osmani-Kurti erdhi në pushtet, dhe në vend që të zgjerohet njohja ndërkombëtare e Kosovës, vendi po izolohet gjithnjë e më shumë.
Çmimet dhe dekoratat janë të mira për CV-në personale, por a po përfitojnë qytetarët e Kosovës nga kjo? Apo Kosova po paguan çmimin e izolimit?
by:Storm-rks + profilet zyrtare te udheheqesve te institucioneve te Kosoves