Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar Ligjin për Buxhetin 2026. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Presidentes, Bekim Kupina.
“Presidentja e ka dekretuar dje Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026”, ka deklaruar Kuptina për Express.
Buxheti i vitit 2026 u miratua në Kuvendin e Kosovës më 20 shkurt.
Ai kap vlerën e rreth 4 miliardë eurosh.
Për buxhetin votuan për 62 deputetë, ndërsa 36 kundër. Buxheti nuk u përkrah nga opozita.



