Ka nisur në Prishtinë marshi me moton “Drejtësi, jo politikë”, i cili po zhvillohet në mbrojtje të katërshes së UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Ky marsh është organizuar nga platforma “Liria ka emër”.
Presidentja Vjosa Osmani, i është bashkuar marshit “Drejtësi, jo politikë” që po mbahet në zemër të Prishtinës.
Ajo është përshëndetur me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, Shefin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.
Në këtë marsh pritet të marrin pjesë rreth 200 mijë qytetarë.
“Liri për çlirimtarët” – Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbeu”



