spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
21:10
HomeKosovaPresidentja Osmani konfirmon: Siria e ka njohur shtetin e Kosovës

Presidentja Osmani konfirmon: Siria e ka njohur shtetin e Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, ka njoftuar sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në njoftim thuhet se marrëveshja për njohjen është arritur në Riad, me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

- Advertisement -

Ajo shtoi se kjo është një njohje e ndërsjellë e sovranitetit dhe sakrificës, duke falënderuar edhe Princin e Kurorës saudite për rolin e tij në këtë akt historik.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Siria njeh Kosovën! 🇽🇰🇸🇾

Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë.

Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë.

Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona. 🇽🇰🇸🇦

Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat