Presidentja Osmani Nderon Viktimat Polake, Por Anashkalon Përkujtimet për Epopetë e UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vizitën e saj zyrtare në Poloni, ka nderuar viktimat e popullit polak në Monumentin e Kryengritjes në Varshavë. Gjatë homazheve, Osmani theksoi rëndësinë e rezistencës dhe sakrificës së popullit polak, duke e lidhur me frymën e njëjtë të lirisë që ndanë të dy popujt.
“Dje, te Monumenti i Kryengritjes në Varshavë, nderuam guximin e popullit polak për një ndër pjesët më të rëndësishme të historisë së tyre. Fryma e rezistencës, e sakrificës dhe e shpresës, e cila udhëhoqi ata që u ngritën për lirinë e tyre, është e njëjta frymë që na bashkon edhe sot,” ka deklaruar Osmani.
Megjithatë, në vazhdimësi të mandatit të saj kritikat nuk kanë munguar, pasi Presidentja Osmani nuk ishte e pranishme në përkujtimet për epopetë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat janë realizuar gjithandej Kosovës. Pyetjet mbi mungesën e saj në këto ngjarje të rëndësishme për historinë e Kosovës kanë ngritur shqetësime në opinionin publik.
Ndonëse Osmani nderoi viktimat në Poloni, prania e saj në ceremonitë e përkujtimit të heronjve të UÇK-së ka qenë një temë që ka nxitur debat në vend vazhdimisht.
Storm-rks + profili zyrtarë i presidentes