spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
06:44
HomeKosovaPresidentja Osmani shpall alarmin, femicidi është krizë kombëtare

Presidentja Osmani shpall alarmin, femicidi është krizë kombëtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër pas rastit të fundit të dhunës në Gadime të Ulët, ku një grua u sulmua me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht se kishte një urdhër aktiv mbrojtjeje.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Osmani e cilësoi femicidin si “plagë të hapur” dhe “krizë kombëtare”, duke thënë se problemi nuk mund të reduktohet në statistika apo raste të izoluara.

- Advertisement -

“Kur një urdhër mbrojtjeje mbetet letër, atëherë rreziku bëhet realitet. Dhe realiteti na vret”, deklaroi Osmani, duke shtuar se rastet e dhunës ndaj grave tregojnë qartë se dokumentet nuk shpëtojnë jetë – por zbatimi, reagimi dhe vendosmëria po.

Presidentja theksoi se pas çdo numri që shënon policia fshihet një histori e thyer, një jetë e rrezikuar dhe një fëmijë i traumatizuar. Ajo bëri thirrje për veprim urgjent dhe të pandalshëm të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.

- Advertisement -

“Askush që ushtron dhunë nuk duhet të ndihet i paprekshëm. Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur. Nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për jetën dhe dinjitetin e grave”, tha Osmani.

Ajo kërkoi përgjegjësi të plotë institucionale, zero tolerancë për dhunuesit dhe trajtim serioz të çdo rreziku potencial që mund të çojë në tragjedi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat