spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
11:50
HomeKosovaPresidentja Osmani takohet me Sekretarin e NATO-s

Presidentja Osmani takohet me Sekretarin e NATO-s

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë.

Ajo tha se në këtë takim i ka riafirmuar gatishmërinë e Kosovës për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Theksova po ashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat