Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t’i mbledhë sërish liderët e partive, në kërkim të gjetjes së një rrugëdalje për të dalë nga ngërçi i krijuar tash e mbi tre muaj.
Ndryshe nga hera e kaluar, Osmani do t’i takoj krerët e partive secilin veç e veç.
Takimet pritet të nisin nga ora 10:00 deri në orën 16:00.
Të parin do ta pres kreun e Vetëvendosjes, njëherit kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Pastaj do të takohet me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe në fund kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.