spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:28
HomeKosovaPresidencaPresidentja pret partitë, a do marr fund bllokada?

Presidentja pret partitë, a do marr fund bllokada?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pret sot në orën 13:00 në një takim konsultativ, liderët e partive politike parlamentare.

Ky takim vjen pas 15 seancash të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe pas një sërë akuzash të ndërsjella mes partive për mungesë vullneti politik dhe bllokim të procesit.

- Advertisement -

Qëndrimet e partive mbeten të pandryshuara, sidomos për sa i përket kandidaturës së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila deri më tani nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.

Nga ora 15:00, presidentja do të takohet edhe me përfaqësuesit e subjekteve të komuniteteve joshumicë, për të diskutuar po ashtu mbi ngërçin institucional.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat