spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:02
HomeKosovaPresidencaPresidentja Vjosa Osmani arrin në Brunei

Presidentja Vjosa Osmani arrin në Brunei

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën në shtetin e Bruneit, vizitë kjo e ftuar nga Madhëria e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah.

Osmani është pritur me nderime shtetërore, derisa do të ketë një sërë takimesh me krerët dhe zyrtarët e Bruneit.

- Advertisement -

Ndërkaq gjatë kësaj vizite shtetërore, Madhëria e tij Sulltani i Bruneit dhe bashkëshortja e tij, Madhëria e saj Raja Isteri Pengiran Anak Hajah Saleha, do të shtrojnë banket shtetëror në nder të vizitës së Presidentes dhe Zotërisë së Parë.

“Gjatë kësaj vizite, në Universitetin e Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të flasë para korit diplomatik, studentëve dhe stafit akademik. Në Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të takohet dhe me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore dhe të kabinetit qeveritar, si dhe do të vizitojë edhe disa nga monumentet më të njohura kulturore të këtij shteti”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e presidencës.

- Advertisement -

Video

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat