spot_img
E mërkurë, 22 Tetor, 2025
21:34
HomeKosovaPresion ndërkombëtar? Sorensen në Prishtinë për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe...

Presion ndërkombëtar? Sorensen në Prishtinë për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka ardhur në Kosovë për vizitë ku u prit nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, në një takim pune.

“Së bashku diskutuan rreth rrugës përpara drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit”, tha Zyra e Kryeministrit në njoftimin për këtë takim.

- Advertisement -

Bislimi i tha Sorensenit gjithashtu se “duhet të trajtohet me urgjencë dhe vëmendjen e merituar çështja e personave të zhdukur me dhunë, në mënyrë që të fillohet edhe me punën e Komisionit të Përbashkët, gjersa e kemi një marrëveshje të dakorduar nga dhjetori i vitit të kaluar”.

“Gjithashtu me urgjencë duhet të trajtohet problemi i bllokimit të shpërndarjes së mjeteve për fermerët në Luginën e Preshevës, që është bllokuar nga Serbia dhe e cila refuzoi edhe në takimin e fundit në Bruksel të muajit të kaluar, që ta trajtojë këtë çështje”, tha Bislimi.

- Advertisement -

Ai foli edhe rreth “dëmeve që Serbia po ia shkakton Kosovës vit pas viti me bllokimin e linjave të interkoneksionit, i cili po e rrit koston e transmisionit për energjinë jo vetëm në Kosovë, por edhe për rajonin”.

Bislimi shprehu edhe rëndësinë dhe domosdoshmërinë që “sa më parë të ndodhë” heqja e plotë e masave të Bashkimit Europian ndaj Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat