spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
06:23
HomeSiguriaPoliciaPresion për të votuar jashtë vullnetit, policia arreston katër serbë

Presion për të votuar jashtë vullnetit, policia arreston katër serbë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Katër persona janë shoqëruar në Polici pas marrjes së informacioneve se një qytetar është thirrur në telefon dhe i është kërkuar të votojë për një parti të caktuar, përndryshe do t’i ndërpriteshin ndihmat sociale nga sistemi i Serbisë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:20.S

- Advertisement -

ipas informacioneve të para, dyshohet se thirrja ka ardhur nga qendra për punë sociale në Zubin-Potok, ka njoftuar Policia.

Pas bastisjes së këtij lokacioni, policia ka gjetur prova që lidhen me veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.

- Advertisement -

Me këtë rast, katër persona janë shoqëruar në stacionin e policisë si të dyshuar në lidhje me këtë rast.

Ata janë marrë në pyetje, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kujdestar do të merret vendimi për hapat e mëtejshëm.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat