spot_img
E enjte, 30 Tetor, 2025
01:46
HomeKulturëPrezantohet në COD libri “11 Presidentët” i gazetarit Roland Qafoku

Prezantohet në COD libri “11 Presidentët” i gazetarit Roland Qafoku

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) organizoi promovimin e librit më të ri të Roland Qafokut, “11 Presidentët (1925-2025)”.

Gazetari e studiuesi Roland Qafoku sjell 1 shekull histori, si një udhëtim përmes figurave që kanë mbajtur postin më të lartë të shtetit shqiptar.

- Advertisement -

“11 Presidentët”, botuar nga UET Press, u prezantua përpara një publiku studentësh, gazetarësh e studiuesish, miq të autorit etj.

Roland Qafoku falenderoi COD-in për organizimin e bisedës letrare e në mënyrë të veçantë dy pjesëtarët e panelit, Nevila Nika dhe Niko Kotherja. Ai tha se edhe ky libër është në natyrën e librave të tij. Më herët ai ka botuar librin “Historia e 33 Kryeministrave të Shqipërisë. Nga Ismail Qemali te Edi Rama”.

- Advertisement -

“11 Presidentët” botohet në 100-vjetorin e Presidencës së parë të vendit. Nëpërmjet një stili më të thjeshtë e të qartë për lexuesin, libri vjen me qëllimin për të kuptuar më mirë të shkuarën, për të reflektuar mbi të tashmen dhe për të ndërtuar të ardhmen. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat