spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
09:19
HomeKosovaPrishtinaPrishtina e mbushur me bërllok, kontejnerët përplot!

Prishtina e mbushur me bërllok, kontejnerët përplot!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prishtina është mbushur me bërllok! Kontejnerët janë plot e përplot me mbeturina! Madje, edhe në qendër të kryeqytetit! Pamje që shkaktojnë neveri!

Një ditë më parë, Kompania rajonale e mbeturinave “Pastrimi” njoftoi përmes kumtesës se për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë 2.7 milionë euro, “është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës”.

- Advertisement -

Më tej në kumtesë të kompanisë “Pastrimi” thuhej se për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura.

“Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin e normal të ofrimit të shërbimeve. “Pastrimi” i bën thirrje Komunës së Prishtinës që të veproj urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në kumtesën e Kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”.

- Advertisement -

Deri më tani, pushteti komunal i Prishtinës nuk ka reaguar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat