spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
09:20
HomeKosovaPrishtinaPrishtina në bërllok – Rama pi verë në New York

Prishtina në bërllok – Rama pi verë në New York

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ndërsa rrugët e Prishtinës janë të mbuluara nga bërlloku dhe qytetarët përballen përditë me papastërti e mungesë shërbimesh bazike, kryetari i Prishtinës Përparim Rama është parë duke ngritur gotën në një nga sallonet më luksoze të New York-ut.

Në një atmosferë solemne në Kishën e Shën Tomës, u mbajt një meshë falënderimi në nderim të Ambasadorit të ndjerë amerikan Frank G. Wisner II, një nga miqtë më të mëdhenj të kombit shqiptar dhe figurë kyçe në shtetformimin e Kosovës. Krahas përfaqësuesve të diasporës dhe personaliteteve nga bota diplomatike, i pranishëm ishte edhe Përparim Rama, me buzëqeshjen e zakonshme dhe gotën në dorë.

- Advertisement -

Ambasador Wisner ishte një shtyllë e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën – ai udhëhoqi përpjekjet amerikane në bisedimet për statusin dhe luajti një rol vendimtar në rrugën drejt shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008. Në këtë përkujtim të madhështor, u nderua me “Mirënjohje” nga Federata “Vatra”, në kuadër të 110 vjetorit të themelimit të saj.

Rama, që rrallë shihet nëpër lagjet e ndotura të qytetit që e drejton, këtë herë përfaqësoi Prishtinën në një tjetër kontinent. Një vizitë që ndoshta ka vlerë simbolike, por që për qytetarët e lodhur nga papastërtia dhe kaosi urban mbetet thjesht një tjetër fotografi e një kryetari të shkëputur nga realiteti.

- Advertisement -

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat