spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
23:37
HomeKosovaPrishtina në llupën e Krimeve Ekonomike: Votat e 28 dhjetorit

Prishtina në llupën e Krimeve Ekonomike: Votat e 28 dhjetorit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

PRISHTINË – Pas “fshesës” që pastroi dhjetëra komisionerë në Prizren, Gjakovë dhe së fundmi në Gjilan, radha i ka ardhur Prishtinës. Burime të sigurta policore për storm• bëjnë me dije se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka nisur grumbullimin e dëshmive për zyrtarët zgjedhorë të rajonit të Prishtinës, të cilët dyshohen për manipulim masiv të votave.

Vepra penale për të cilën po hetohet është e njëjta që ka tronditur rajonet e tjera: Falsifikimi i Rezultateve të Votimeve të 28 dhjetorit 2025. Dyshimet e para flasin për ndërhyrje në sistemin e numërimit dhe tjetërsim të vullnetit të qytetarëve brenda qendrave kryesore të votimit në kryeqytet.

- Advertisement -

“Fati i rajoneve të tjera po e pret edhe Prishtinën. Dosjet janë kopsitur dhe aksioni mund të fillojë në çdo moment,” ka thënë një burim brenda Policisë për redaksinë tonë. Ky zhvillim pritet të jetë testi më i madh për integritetin e zgjedhjeve, duke pasur parasysh peshën politike dhe numrin e madh të votave që qarkullojnë në këtë rajon. storm• do t’ju mbajë të informuar për çdo lëvizje të hetuesve në terren.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat