Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në festivalin e teknologjisë DokuTech.
Rama ka theksuar se në Prishtinë sot mësohet për Inteligjencën Artificiale dhe Kodimin.
“Prishtina është një prej gjashtë qyteteve të para në botë që e ka futur mësimin e Inteligjencës Artificiale dhe kodimit në shkolla. Prishtina është qyteti i parë në rajon me infrastrukturë të plotë Smart City”, tha Rama.
Ai premtoi se DokuTech do ta ketë shtëpinë e përhershme në zemër të Prishtinë.
“Dhe po, ajo që ka nisur si një ëndërr e komunitetit të inovacionit në vend, sot është realitet: DOKUTECH do ta ketë shtëpinë e saj të përhershme në zemër të Prishtinës. Faleminderit për këtë super aktivitet, kënaqësi me prezantu para një komuniteti të tillë. Bashkë do ta bëjmë Prishtinën model për t’u marrë shembull”, tha tutje Rama.
“Kjo nuk është e ardhmja, kjo është e tashmja”, theksoi ai.



