spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
02:22
HomeKosovaPrishtina zgjeron mjekimin shtëpiak: Staf i ri dhe shërbim 7 ditë në...

Prishtina zgjeron mjekimin shtëpiak: Staf i ri dhe shërbim 7 ditë në javë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

PRISHTINË – Shërbimi i Mjekimit Shtëpiak në Komunën e Prishtinës ka shënuar një kthesë të madhe në ofrimin e kujdesit shëndetësor. Përmes një investimi në staf dhe infrastrukturë, ky shërbim tani operon shtatë ditë në javë, duke u dalë në ndihmë pacientëve që e kanë të pamundur të vizitojnë qendrat mjekësore.

Sahadete Kelmendi – Shefe e shërbimit të mjekimit shtëpiak

Shefja e këtij shërbimi, Sahadete Kelmendi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se falë një projekti me Ministrinë e Shëndetësisë, stafi është zgjeruar me gjashtë mjekë të kujdesit paliativ, dy fizioterapeutë dhe një psikologe klinike. Ky zgjerim ka mundësuar që shërbimi të mos ndalet as gjatë fundjavave apo festave, duke punuar me orar të plotë nga ora 07:00 deri në 19:00.

- Advertisement -

“Muaji dhjetor ka qenë rekord me rreth 10,000 shërbime. Kjo do të thotë se ekipet tona realizojnë rreth 300 vizita ditore direkt nëpër shtëpitë e qytetarëve,” deklaroi Kelmendi. Ajo shtoi se prioritet mbeten pacientët me sëmundje malinje, numri i të cilëve është rritur ndjeshëm nga 4% në 18% gjatë vitit të fundit.

Shërbimi është tërësisht pa pagesë për të gjithë pacientët e palëvizshëm apo ata mbi moshën 65-vjeçare. Për të kërkuar ndihmë mjekësore, familjarët mund të kontaktojnë në numrin mobil 044-205-900 ose në numrin fiks 038-606-374. Sipas Kelmendit, sistemi është i organizuar në atë mënyrë që pacientët me terapi të rregullt nuk kanë nevojë të thërrasin çdo ditë, pasi ekipet i vizitojnë automatikisht deri në përfundim të terapisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat