spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:09
HomeKosovaZgjedhjet 2025Pritet certifikimi i Listës Votuese për zgjedhjet e 12 tetorit

Pritet certifikimi i Listës Votuese për zgjedhjet e 12 tetorit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të certifikohet Lista e Votuesve e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin paralajmërues të KQZ-së për mbledhjen, që do të mbahet në orën 15:00.

- Advertisement -

Gjithashtu, në këtë mbledhje, KQZ pritet të caktojë numrin e saktë të fletëvotimeve që do të shtypen për këtë proces zgjedhor, si dhe do të përcaktohet formula për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve në vendvotime.

Ky është rendi i plotë i mbledhjes së sotme:Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

- Advertisement -

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr.51, 52, 53 dhe 54/2025;Këshillat e KQZ:

3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore
3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përcaktimin e formulës së këshillave të vendvotimeve për Zgjedhjet Lokale 2025;
3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përcaktimin e formulës se ekipeve te numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit;
3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime për Zgjedhjet Lokale 2025;
3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit të vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht për Zgjedhjet Lokale 2025;
3.1.5. Certifikimi i Listës së Votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025;
3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për Zgjedhjet Lokale 2025;
3.1.7. Shqyrtimi dhe miratimi i përmbajtjes dhe dizajnit final të fletëvotimeve dhe broshurave të kandidatëve për Zgjedhjet Lokale 2025;
3.1.8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për mbikëqyrjen e procesit të shtypjes së fletëvotimeve, broshurave dhe listës së votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025.

Të ndryshme;

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat