Sikur nuk i mjaftuan gjithë ato reagime për futjen e Atillas në shtëpinë e Big Brother, aty ku po qëndron ish-bashkëshortja Drenusha.
Kjo e fundit ka treguar për dhunën që ka përjetuar nga ai.
Në edicionin e sotëm, produksioni tha se Drenusha ka pranuar për një takim të dytë për të cilin kjo e fundit tha se ishte pajtuar, e në këtë rast duke u thirrur në të mirë të fëmijëve.
Shtrohet pyetja, si e ndryshoi kaq shpejt mendimin Drenusha, e cila më herët thoshte se sdo të pranonte asnjë takim?
A ishte kjo një strategji e saj për të qëndruar ende në shtëpi apo detyrim nga produksioni për të rritur shikueshmërinë?



