spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:07
HomeKulturëShowBizProduksioni shfaq ish të dashurin e Anës pas mbrëmjes që ajo kaloi...

Produksioni shfaq ish të dashurin e Anës pas mbrëmjes që ajo kaloi me Kevinin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas videos ku u shfaq qëndrimi një natë mes Kevinit dhe Anës, produksioni ka publikuar një video të ish të dashurit të Anës.

Ky i fundit ka thënë se ka lënë jashtë diçka të pazgjidhur.

- Advertisement -

“Së pari kemi qenë në fillimin e lidhjes dhe kemi lënë gjithçka hapur deri ajo kur del nga Big Brother. Në fillimet e lojës dhe gjestet e pahijshme të cilat nuk më kanë pëlqyer e kam parë veten për me u largu nga kjo punë. Në momentin kur ka dalë nga Big Brother ka filluar të merret me mua. Kjo është e vërteta, dhe qëllimi i im nuk ka qenë të përzihem në jetën e saj private”, ka deklaruar ish i dashuri, raporton Storm.

Kevini është pyetur nga prezantuesit rreth kësaj deklarate, ku ka konfirmuar se për këtë temë kishte diskutuar me Anën.

- Advertisement -

“Po kam biseduar me Anën dhe ma ka pranu që ka pas lidhje para 3-4 vjetësh edhe unë i kam besu Anës. Ka ndodh çka ka ndodh unë se di kush është ai. Për mu s’ka rëndësi çka ka ndodh para se me ardh këtu. Unë muj me shpreh cka muj me ba ktu. Ana më ka thanë që ai është duke e kërku jo ajo atë. Unë nuk kam qenë jashtë unë jam ardh në Kosovë para tre-katër muajve nuk di çka ka ndodh. Unë i besoj vetëm Anës”, ka thënë Kevini.

Por se Anisa kishte një version tjetër,

Ajo tha se Ana i ka thënë se ka ende kontakte me ish të dashurin.

“Yllin e kam pas shok të ngushtë. Me Anën s’kemi pas telashe. Kanë pas marrëdhënie të hapur para se me hy në Big edhe Ana më ka tregu. Ana është përplas me ish të dashurin pse unë i kam komentu në një foto. E kanë lënë të hapur lidhjen jashtë”, insistoi Anisa.

Ndërkohë, Lejla tha shkurt se kishte folur me Anën dhe se kjo e fundit i kishte thënë që shumë muaj më parë ishte ndarë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat