spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
04:04
HomeKosovaDrejtësiaProkuroria fton për intervistim kreun e Listës Serbe

Prokuroria fton për intervistim kreun e Listës Serbe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, raportohet se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Intervistimi i Elek nga PSRK-ja do të bëhet nesër nga ora 13:30, shkruan Kossev.

- Advertisement -

Marrja në pyetje e kreut të LS-së ka të bëjë me protestat dhe barrikadat e vendosura në veri në vitin 2022.

Ftesa për të u konfirmua nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas një takimi në Bruksel.

- Advertisement -

Sipas tij ftesa të ngjashme kishin marrë edhe Igor Simiq dhe serbë të tjerë, të akuzuar për terrorizëm.

Derisa intervistimi i paraparë më 4 qershor është shtyrë në një datë brenda muajit.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie do të intervistohet Zllatan Elek.

Por, nga subjekti i tij siç shkruan Kossev, është konfirmuar se Elek do të paraqitet për intervistim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat