GJILAN – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar zyrtarisht se pas një aksioni të koordinuar me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh për 23 persona të dyshuar për përfshirje në manipulimin e votave të 28 dhjetorit.
Sipas prokurorit të rastit, të gjithë të ndaluarit (inicialet e të cilëve janë publikuar më herët nga storm•) dyshohen për veprat penale:
“Falsifikimi i rezultateve të votimit” (Neni 210 i KPRK-së).
“Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.
Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor prej 24 orësh, do të paraqesë kërkesën në Gjykatën Themelore në Gjilan për caktimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit. Hetimet janë zgjeruar edhe në analizimin e pajisjeve elektronike dhe telefonave të sekuestruar gjatë bastisjeve të sotme, ku dyshohet se ka komunikime që zbardhin rrjetin e plotë të urdhërdhënësve.
EKSKLUZIVE/ Ja “Lista e Zezë”: Kush është skuadra e krimit zgjedhor në Gjilan që manipuloi votat?



